Marcelo Brozovic e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij. Pasi ka studiuar edhe opsionet e tjera, ai ka vendosur që të rinovojë me Interin.
Gazzetta dello Sport raporton se këtë vendim ai ia ka komunikuar edhe drejtuesve të Interit. Firmë nuk ka ende, por përfaqësuesit e kroatit do të shqyrtojnë kontratën në çdo detaj.
Rinovimi sikurse kuptohet është çështje kohe dhe mesfushori do të nënshkruajë kontratën e jetës, pasi do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Atëherë Brozovic do të jetë 34 vjeç dhe nga kjo kontratë do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, shifër që mund të bëhet 7 milionë euro me gjithë bonuse. /h.ll/albeu.com