Chelsea ka mposhtur me rezultat të thellë 6:1 skuadrën e Peterborough, ndeshja e cila u luajt me dyer të mbyllura në fushën stërvitor të Bluve.
Në këtë festival golash realizoi edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja. Pos Brojës, tre gola i shënoi Hakim Ziyech, dhe nga një Christian Pulisic dhe Tammy Abraham.
Siç raportohet, Broja ka arritur marrëveshjen me Chelsean për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite të tjera.
19-vjeçari edicionin e kaluar ishte i huazuar te Vittese, ku realizoi 11 gola në Eredivisie.