Armando Broja do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për sfidën kundër Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.
Sulmuesi kuq e zi nuk ka arritur të bindë 100% trajnerin Edi Reja, pas bashkimit të tij me kombëtaren në Londër, dhe në sfidën kundër Anglisë nuk do jetë as në stolin e rezervave, tekniku i përfaqësueses tonë e ka dërguar atë në tribunë.
Edi Reja ka preferuar të nisë ndeshje titullarë me dyshen Cikalleshi-Uzuni, ndërsa në pjesën e dytë mund t’i jepen disa minuta edhe Bekim Balaj i cili është i vetmi sulmues në stolin e rezervave.
Angli-Shqipëri është sfida që zhvillohet në orën 20:45, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. /h.ll/albeu.com