Brdaric: Nuk mund të luhet si në pjesën e parë! Për golin s’patëm fat

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, pas barazimit me Dinamon foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Gjermani mes të tjerash deklaroi:

“Mendoj se të bësh krahasime me një ndeshje tjetër nuk është e drejtë. Luajtëm kundër një ekipi që nuk ka pasur rezultate pozitive, por ka lojtarë me kualitet”.

“I thashë djemve përpara ndeshjes se jam kurioz të shoh se si do e përballonin sfidën ndaj Dinamos. Gjërat nuk shkuan siç duhet në pjesën e parë, nuk mund të jesh i suksesshëm nëse luan në këtë mënyrë”.

“Fola me lojtarët në pushim, u thashë që nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Gjërat ndryshuan, u përmirësuam, por nuk patëm fat në gjetjen e golit”.

“Duhet të kishim fituar më shumë duele, mendoj se loja e dobët në krahun e majtë ishte pasojë e dueleve që nuk fituam. Nuk fituam topat e dytë në pjesën e parë, kjo na penalizoi”, tha Brdaric.


Shtuar 17.12.2021 22:18