Brazili “ngec” ndaj Kolumbisë, Kili fiton një ndeshje të “nxehtë” kundër Paraguait (VIDEO)

Brazili prish serinë perfekte të fitoreve në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. ‘Seleçao”, në raundin e 11-të ndeshjeve barazoi 0-0 me Kolumbinë në stadiumin e Barranquillas, ku të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme, me qëllim kryesor për të mos humbur.

As prania e Neymar Juniorit në fushë nuk i prishi ekuilibrat në rezultat, megjithatë duhet pranuar se skuadra e Tite ishte më pranë fitores, por portiere Ospina ishte i pakalueshëm.

 

 

Kili ka fituar 2-0 kunër Paraguait në një ndeshje plotë kartona. Kombëtarja kiliane arriti të shënonte dy herë brënda 4 minutave me anë të Brereton dhe Isla.

Një ndeshje e mirë për Alexis Sanchez duke dhënë një asist dhe duke zhvilluar një lojë kualitative. /albeu.com


Shtuar 11.10.2021 10:37