Sven Botman është mbrojtësi më i ri i Newcastle.
Holandezi ishte shumë pranë një transferimi te Milan, por Newcastle hyri fuqishëm për të fituar konkurrencën me ekipin italian dhe ia doli.
Mbrojtësi holandez ka dhënë një intervistë për “De Telegraaf” duke shpjeguar se përse zgjodhi klubin anglez dhe jo Milanin.
“Projekti i madh i Newcastle ishte një aspekt vendimtar për marrjen e vendimit tim. Milani gjithashtu më dha ndjesi të mirë, por Newcaslte më shumë dhe më duket ekip më i mirë. Premier League ka qenë ëndrra ime dhe tani kjo behët realitet.
Doja të vija që në janar, një tren si ky kalon vetëm një herë. Për mua përfaqëson një mundësi të madhe, por Lille donte të më mbante në janër. Në fund i thashë lamtumirë klubit tim të vjetër në mënyrën e duhur, e meritonte”, u shpreh Sven Botman. h.ll/albeu.com