Bonucci dhe Chiellini: Ne vazhdojmë të hamë makarona, po ju?

Dy mbrojtësit e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, të cilët kanë nisur pushimet në Spanjë vazhdojnë të provokojnë tifozët anglezë pas triumfit në Euro 2020.

“Ne vazhdojmë të hamë makarona… po ju?” Kjo është fraza që shoqëron foton e dy shokëve të skuadrës. Në fund të ndeshjes Itali-Angli, mbrojtësi Bonucci bëri ironi me kundërshtarët e tij: “Ju ende keni për të ngrënë pak makarona…”.

Ajo çka shkruhet në foto, i referohet ngacmimeve të Bonuccit në fund të finales kundër “Tre Luanëve” kur, gjatë festimeve euforike, ai u thirri të pranishmëve: “Ju duhet të hani edhe disa makarona. Ju ende duhet të hani disa”. Kampionët e Europës ndërsa pushojnë në plazhet e Sardenjës nuk harrojnë dhe disa thumbime për kolegët e tyre anglezë. /albeu.com/

 


Shtuar 17.07.2021 17:26