E bujshme nga La Repubblica: Haaland është pasardhësi i Ronaldos tek Juve

La Repubblica shprehet se Juventus po mendon për goditjen e madhe sezonin e ardhshëm, me tu liruar nga rroga e Cristiano Ronaldos.

Bardhezinjtë po mendojnë menjëherë për një zëvëndësues të denjë dhe emri në krye të listës është Haaland.

Për norvegjezin konkurrenca është e pamëshirshme por bardhezinjtë do të tentojnë nënshkrimin.

Për Haalan bardhezinjtë duhet të përballen mbi të gjitha me Real Madrid e Chelsea por Juve shpreson të shfrytëzojë marrdhëniet e mira me Raiolan për të përdorur në favor klauzolën prej 75 milionë euro në kontratën e norvegjezit e cila aktivizohet sezonin e ardhshëm.

Nga pikëpamja e rrogës dhe e komisioneve të Raiolas bardhezinjtë nuk do të mbeteshin prapa anglezeve.

Vetë Haaland do të kishte garancin e vendit titullar pa Ronaldo e mbase pa Morata në ekip.


Shtuar 17.07.2021 17:35