Bobo Vieri: Lukaku bëri të njëjtin gabim si Bonucci. Dybala-Lukaku? Vetëm nëse qëndron edhe Lautaro

Përmes “Corriere dello Sport”, Bobo Vieri foli për Interin dhe gjurmët e merkatos që do të çonin te Paulo Dybala dhe rikthimin e Lukakut.

“Unë mendoj se kur u largua Lukaku bëri një zgjedhje profesionale dhe zgjodhi atë që besonte se ishte më e mira për të. Bonucci nga Juventus shkoi te Milan dhe më pas u kthye përsëri te Juve. Futbolli është një punë, mund të ndodhë që të gaboni dhe të riktheheni aty ku keni qenë në të kaluarën.”

A është Dybala dhe Lukaku një zgjedhje e mirë për Interin e sezonit tjetër?

“Po, por vetëm nëse ardhja e tyre nuk do të largonte Lautaron. Përndryshe, unë do të zgjidhja të mbaja vetëm Lautaron i cili, pavarësisht largimit të Lukakut, është kthyer në një garanci dhe ka bërë sezonin më të mirë të karrierës së tij, me 25 gola të shënuar. Martinez më duket një garanci, ai është i ri, i fortë dhe një nuhatës goli.

Kam kaluar shumë vite tek Interi dhe e di që ai është sulmuesi i duhur për zikaltërit. Nuk do të hiqja dorë për asgjë në botë nga Lautaro”, përfundon Vieri./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 7.06.2022 16:03