Hertha Berlin duhet ta sigurojë qëndrimin në Bundesliga me një ndeshje shtesë kundër Hamburger SV.
Situata nuk ka qenë shumë e qetë në skuadër, pasi një nga lojtarët me më shumë eksperiencë është përplasur me trajnerin Felix Magath sipas Bild.
Bëhet fjalë për mesfushorin Kevin-Prince Boateng, i cili është acaruar me fjalët e trajnerit gjerman.
Në dhomat e zhveshjes Magath u ka thënë futbollistëve të tij se “do të bien nga Bundesliga nëse nuk tregojnë më shumë pasion”.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Boateng, i cili ka reaguar keq dhe ka pasuir një debat me trajnerin Magath. /h.ll/albeu.com