Ky është super trajneri që pritet të drejtojë Man United në fund të sezonit (FOTO LAJM)

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, thuhet se tani është zgjedhja e preferuar e drejtuesve të Manchester United për trajnerin e tyre të ardhshëm të përhershëm, sipas The Mirror.

Ten Hag rriti talente të mëdhenj si Hakim Ziyech, Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Donny van de Beek përpara se Ajaxi t’i shiste për shifra të mëdha.

Aftësia e holandezit për të rritur performancat e lojtarëve që nuk arritën majat në Ligën Premier ka rënë gjithashtu në sy të pronarëve amerikanë të United.

Sebastien Haller, Daley Blind, Davy Klaassen, Steven Berghuis, Dusan Tadic dhe Maarten Stekelenburg po lulëzojnë të gjithë nën urdhrat e Ten Hag në Amsterdam pasi kaluan kohë pa lënë shumë gjurmë në  Premier League. /albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 11:50