Bllokohet transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge, sulmuesi nuk doli mirë në testet mjekësore

Mediat belge shkruajnë se është pezulluar transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge, pasi rezultatet e testeve mjekësore të futbollistit tonë dolën keq.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi iu nënshtrua sot testeve mjekësore te klubi Club Brugge, ku rezultatet nuk ishin ashtu siç pritej.

Sipas stafit mjekësor futbollistit kosovar i duhen gjashtë apo tetë javë që të jetë gati.

Gjithmonë sipas mediave blege të shtunën do të zhvillohet edhe një herë testet e reja mjekësore.

Ka nga ato që shkruajnë se transferimi është pezulluar përkohësisht, ndërsa ka edhe nga ato që shkruajnë se ka dështuar plotësisht.


Shtuar 8.07.2022 20:00