Rayan Cherki është një nga ato emra që po bën bujë në shtypin anglez. Që kur u ble nga Manchester City për 36.5 milionë euro, të gjithë pyesin veten se çfarë ndikimi do të ketë nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Më poshtë janë disa nga fjalët e tij të Cherki për “City Xtra” rreth vitit që sapo përfundoi te Olympique Lyon:
“Mendoj se pata sezonin më të mirë të karrierës sime, arrita t’i bëj njerëzit të flasin vetëm për gjëra pozitive: pasimet e mia, driblimet e mia… Nuk dëgjoj shumë njerëz të flasin për kritikat e pabaza që mora.
Shumë pak lojtarë do të kishin ruajtur qetësinë dhe do të kishin reaguar si unë. I kënaqur me paraqitjet e mija, edhe nëse mund të bëj ende shumë më mirë. Sot dëshira ime e vetme është të jem në fushë…
Mendoj se kam bërë një hap përpara në të gjitha aspektet: efikasitet, punë mbrojtëse dhe sakrificë pa top. Të gjithë e njohin stilin tim ofensiv, driblimin dhe pasimin, por kjo nuk është ajo mbi të cilën kam punuar më shumë; kam punuar për të kuptuar se çfarë doja të bëhesha, gjë që bën diferencën, pra nuk keni parë asgjë akoma”.