Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, do të gjykohen nga 8 deri më 22 qershor në Zvicër për mashtrim në rastin e dyshimtë të pagesës të zbuluar në vitin 2015, njoftoi të martën Gjykata Penale Federale e Zvicrës.
Dy ish-udhëheqësit e futbollit botëror po ndiqen penalisht edhe për menaxhim të padrejtë, shkelje të besimit dhe falsifikim titujsh dhe mbeten të dyshuar se kanë “përfituar në mënyrë të paligjshme, në dëm të FIFA-s, një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (1,8 milionë euro) në favor të Michel Platini”, specifikon AFP , sipas juridiksionit me qendër në Bellinzona. /albeu.com/