Një fund i trishtuar i karrierës së holandezit te Barça.
Sipas As, Xavi u takua me sulmuesin gjatë një turneu në SHBA. Trajneri donte të ishte i sinqertë me lojtarin dhe nuk e fshehu situatën në të cilën ndodhej 28-vjeçari.
Xavi i tha Depay se pas transferimeve të Robert Lewandowski dhe Rafinhas, si dhe nënshkrimit të kontratës së re me Ousmane Dembele, shanset e tij për të hyrë në fushë janë minimizuar. Ndaj trajneri e këshilloi lojtarin që të kërkonte një klub të ri, në të kundërt do ta kalonte të gjithë sezonin në stol.
Barcelona kërkon të paktën 20 milionë euro për Memphisin. Duke qenë se kontrata e sulmuesit me katalanasit skadon në verën e vitit 2023, klubi nuk mund të kërkojë një shumë më të lartë për të.
Largimi i Depay do t’i lejojë Barçës të lehtësojë pak listën e pagave. Gjithashtu pas kësaj, për Lewandowski do të lëshohet numri i 9-të.
Memphis u transferua te Barcelona verën e kaluar. Sezonin e kaluar ai shënoi 13 gola dhe dha 2 asistime në 37 paraqitje për klubin në të gjitha garat. /albeu.com/