Biraghi: Kërkojmë finalen e Kupës së Italisë, ndeshjen e parë ndaj Juves rezultat i padrejtë

Cristiano Biraghi beson se Fiorentina mund të shkojë në finalen e Kupës së Italisë. Për ta bërë këtë , duhet të përmbyset rezultati 1-0 i ndeshjes së parë që është në favorin e Juventusit.

“Rezultat i padrejtë ai i ndeshjes së parë, nëse do të kishte një skuadër që e meritonte të fitonte në atë mbrëmje ishim ne, për performancën dhe mundësitë e shumta të krijuara.

Ne do të bëjmë gjithçka për të kompesuar dhe për ta shpenguar atë padrejtësi.

Do të mjaftonte të përsërisnim ndeshjen e parë  dhe të bënim të paktën dy gola. Duam të prekim finalen për veten tonë, për presidentin  dhe për fansat tanë”, është shprehur Biraghi./ h.ll/albeu.com

Shtuar 19.04.2022 09:13