Besiktas ëndërron shërbimet e lojtarit të Barcelonës

Presidenti i Besiktas, Ahmet Nur Cebi  është duke ëndërruar transferimin e Pjaniç.

Bosi i klubit kërkon të huazojë lojtarin e Barcelonës me të drejtë blerje në fund të vitit. “ Pjaniç  është një lojatr i klasi botëror. Unë dëshiroj ta sjell tek klubi jonë por mundësitë ekonomike për transferim direkte të tij nuk janë në kushtet më të mira.

Unë do të tentoj  të afroj lojtarin por me mënyrën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit. Shpresoj të arrijmë diçka pozitive”, kështu është shprehur presidenti i klubit Turk./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 16:16