Berlusconi shtrohet sërish në spital

Presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi është shtruar në spital për herë të dytë në dy javët e fundit.

Sipas La Repubblica, ish presidenti i Milanit u shtrua në spital dje në mesditë në “San Raffaele”.

Ai arriti me helikopter, ku kaloi pashkët me vajzën Marina.

Sipas gazetës italiane, Berlusconi ka disa probleme, por nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, Berlusconi ishte në spital edhe me 24 mars 2021.


Shtuar 7.04.2021 12:12