Nuk i ndahet shpirti, pse aktorja shqiptare “thyen rregullat” për të shkuar në Dubai

Dubai, i cilësuar si vendi i pasanikëve është kthyer destinacioni i preferuar i disa prej modeleve dhe aktoreve shqiptare.

Shpeshherë këto vajza janë akuzuar se nuk shkojnë atje vetëm për pushime dhe për relaks si ato pretendojnë, por ushtrojnë punë të pista për të cilat paguhen shtrenjtë dhe posedojnë jetën super luksoze që reklamojnë pa ndalim në rrjetet sociale, Albeu.com.

Një ndër aktoret që preferon shumë Dubain është edhe Arta Elezaj e cila ka vendosur të shkojë atje pikërisht në ditën kur në Kosovë kanë nisur masat e reja të izolimit, që ndalojnë qarkullimin përveç nevojave esenciale.

“Më në fund, Dubai”, ka shkruar Arta në një fotografi nga aeroplani, ku shihej momenti i aterimit në destinacionin e preferuar të saj./albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 12:04