Çdo ditë përballë rrezikut, farmacistët në Vlorë vaksinohen shumë vonë

Faramacistët kanë nisur të vaksinohen ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Vetë farmacistët janë shprehur se duhet të ishin vaksinuar më herët sepse rreziku për t’u infektuar ishte i lartë për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Deri më sot nuk na ka llogaritur njëri dhe ne jemi më të rrezikuarit. Për ne nuk u kujtua njeri. Vetëm tani na erdhi kontakti për tu vaksinuar”, ka thënë një farmaciste.

Kujtojmë se në Shqipëri ishin bluzat e bardha që u vaksinuan fillimisht dhe të moshuarit mbi 80 vjeç. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.04.2021 12:04