Bëri mrekullinë në Euro 2020, stafi mjekësor i Danimarkës do të nderohet nga UEFA

Stafi i mjekëve të cilët u kujdesën për t’i shpëtuar jetën mesfushorit Eriksen, do të shpërblehen me çmime nga presidenti i UEFA-së.

Eriksen ra pa ndjenja gjatë ndeshjes me Finlandën pas një arresti kardiak dhe mjekët luajtën rol tepër të rëndësishëm në shpëtimin e tij.

Ndërsa, para se të arrinin mjekët, kapiteni i tij, Simon Kjaer ishe ai që i dha ndihmën e parë mesfushorit të Interit, i cili po ashtu pritet të marrë një çmim.


Shtuar 24.08.2021 17:46