Berat Gjimshiti në fushë me shiritin e kapitenit, formacionet zyrtare të finales Atalanta – Leverkusen

Atalanta dhe Bayer Leverkuseni zhvillojnë sonte (22 maj) finale e Ligës së Evropës.

Takimi që nisë nga ora 21:00 në “Aviva Stadium” në Dublin, padyshim se është shumë i rëndësishëm për dy skuadrat.

Leverkusen është tejet i motivuar, pasi si të pamposhtur kanë fituar Bundesligë, ndërsa tani synojnë edhe trofeun evropian.

Atalanta në anën tjetër do të tentojë ta fitojë trofeun, por edhe t’ia shkaktojë humbjen e parë ekipit gjerman.

Në këtë finale do të luajnë dy lojtarë shqiptarë. Granit Xhaka që ka qenë i jashtëzakonshëm për skuadrën gjermane, ndërsa edhe Berat Gjimshiti ka treguar paraqitje brilante për skuadrën nga Serie A.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Musso; Berat Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, Ederson, Koopmeiners, Ruggeri; De Ketelaere, Lookman; Scamacca.

Leverkusen: Kovar; Tapsoba, Tah, Stanisic; Frimpong, Palacios, Granit Xhaka, Hincapié; Wirtz, Grimaldo; Adli.


Shtuar 22.05.2024 20:33