E ardhmja e Karim Benzema është në qendër të vëmendjes. Aventurës së francezit në Arabinë Saudite duket se po i vjen fundi, pasi ka disa mosmarrëveshje me Al-Ittihad.
Nga mediat arabe bëhet me dije se sulmuesi është shumë afër rikthimit në Europë, teksa ka interesime nga disa ekipe të njohura. Mes tyre edhe Interi. Është pikërisht ish-portieri i zikaltërve, Sebastian Frey, i cili ka “plasur bombën”, duke theksuar se Benzema mund të bëhet pjesë e Serie A.
“Benzema është ka mosmarrëveshje me Al-Ittihad dhe për këtë arsye ai mund të nxirret në merkato që tani në janar. Kam lexuar dhe dëgjuar që Marotta nuk e ka pohuar një afrim të francezi, por njëkohësisht as nuk e ka mohuar diçka të tillë. Prioriteti është largimi i Sanchez dhe nëse kjo gjë ndodh Interim und të kthehet nga Benzema”, ka theksuar Frey. /newsport.al/