Real Madrid ka arritur të marrë një fitore të merituar në Santiago Bernabeu ndaj Valencias.
Madrilenët shënuan të parët me anë të francezit Karim Benzema.
Benzema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të. Me këtë gol numri 9-të arriti kuotën e 300 golave me fanellën e “Los Blancos”. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0.
Në të dytën Vinicius Jr realizoi një supergol duke dërguar rezultatin në 2-0 në minutën e 52-të. Braziliani u tregua magjik në zonën e kundërshtarit duke dribluar disa prej tyre e në fund dërgon topin në rrjetë.
Nuk vonon shumë dhe përsëri Vini Jr realizon golin e tretë në minutën e 61-të duke trefishuar rezultatin me golin e tij të dytë personal.
Valencia arrinë të shënojë golin e parë me anë të Guedes në minutën e 76-të.
“Los Blancos” nuk u mjaftuan me 3 gola kur në minutën e 88-të shënon përsëri Benzema.
Real Madrid ka kontrolluar totalisht ndeshjen duke marrë një fitore me rezultatin 4-1. Tashmë “Los Blancos” shkojnë në kuotën e 49 pikëve./h.ll/albeu.com