Pas shkarkimit të Jorge Jesus nga drejtimi i Benfica-s, klubi i Lisbonës u nis në kërkim të një trajneri të ri.
Sipas asaj që raporton O Jogo, një nga kandidatët e mundshëm është Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës, me të cilin megjithatë ende nuk ka pasur kontakte zyrtare.
Trajneri portugez është i pa punë që prej largimit nga Roma në qershor. Ai më parë ka drejtuar Bragën dhe Shakhtar Donetsk. /albeu.com/