Iliri flet në dhomën tjetër, Donaldi nuk përmbahet, qëllon me grushte (VIDEO)

Rivaliteti mes Donaldit dhe Ilirit po shtohet sa më shumë i afrohen finales. Marrëdhënia mes tyre është tensionuar ditët e fundit.

Teksa Iliri po diskuton me Monikën në dhomën e ndjënjes, Donaldi nervozohet kur i dëgjon zërin nga dhoma tjetër. Ai vepron i nevrikosur duke goditur murin me grushte.

“Mos fol më, nuk dua ta dëgjoj, hape perden mos ta dëgjoj më”, thotë Donaldi i acaruar.

“Mos dil nga vetja jote, Donald të lutem, qetësohu, Iliri po flet me Monikën”, -i thotë Beniada.

 


Shtuar 29.12.2021 18:53

Tags: ,