Partizani regjistron një rekord negativ historik në kampionat

Starti i Mislav Karoglan në drejtimin e Partizanit ka qenë tejet i vështirë, pasi trajneri kroat ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e para, ndërsa skuadra ka pësuar 8 gola.

Pas zhvillimit të 9 javëve të kampionatit, “Demat e Kuq” kanë mbledhur vetëm 4 pikë, shifër kjo më e ulëta e regjistruar ndonjëherë nga 17 herë kampionët e Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Humbja më e fundit erdhi mbrëmë ndaj Elbasanit. Partizani dukej se po e administronte ndeshjen, por golat e Mazarit në minutën e 82-të dhe të Nikajt në minutën e 88-të ndryshuan përfundimisht rezultatin.

Nëse vijon me këtë ecuri, skuadra kryeqytetase rrezikon realisht të largohet nga elita e futbollit shqiptar.


Shtuar më 29.10.2026 09:36