“Bisha ime e re”, Ermal Fejzullahu nuk i kursen vetes dhuratat luksoze (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka treguar herë pas here se bën një jetë mjaft luksoze. Ai është një ndër këngëtarët shqiptarë më të kërkuar e njëkohësisht më të paguar.

Si pasojë Ermali ka arritur shumë gjatë karrierës së tij artistike. Edhe pse ende në kohë pandemie dhe këngëtarët janë pushim, pasi nuk lejohen festivalet dhe koncertet, duket se Fejzullahu nuk e ka ndjerë shumë këtë gjë.

Një ditë më parë, ai ka zbuluar se i ka bërë vetes dhuratë një makinë tepër luksoze. Përmes postimeve në “Instastory” Ermali tregoi se ka blerë një makinë “BMW X5” të modelit më të fundit.

“Përshëndeteni bishën time të re”, ka shkruar Ermali përkrah fotove të makinës së tij, e cila thuhet se kap vlerën e 100 mijë eurove, duke qenë se është një nga modelet e fundit që është hedhur në treg.


Shtuar 23.03.2021 10:03