Befason Nacho: Rinovimi im te Reali do të ndikohet nga e ardhmja e Ramos

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho ka folur për rinovimin e kontratës.

Nacho u pyet para sfidës me Liverpoolin nëse do të ishte më mirë për të dhe për kapitenin Ramos që të rinovonin kontratën.

Nacho, Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez nuk kanë rinovuar kontratat me klubin.

Por, mbrojtësi u shpreh se vendimi i Ramosit e ndikon edhe vendimin e tij.

“Logjikisht, vendimi i Ramosit për të ardhmen do të ndikojë në rinovimin tim”, tha ai.

“Gjëja më e mirë për klubin është që Ramos të qëndrojë, por edhe për Ramosin do të ishte gjëja më e mirë”, shtoi ai.

“Nëse mundësia që të pensionohesha në Real Madrid do të vijë, atëherë kjo është ëndrra ime”, tha Nacho.

“Unë kam ende një vit të mbetur, do të vendos çfarë është më mirë për klubin dhe për mua”, përfundoi Nacho Fernandez./


Shtuar 5.04.2021 14:34