“Jam e virgjër”, vajza e ish-deputetes demokrate e thotë publikisht (FOTO LAJM)

Ada Deda, modelja e njohur shqiptare ose ndryshe, vajza e ish-deputetes shqiptare Albina Deda, ka qenë e ftuar në Expuls.

Ada Deda ka deklaruar pak kohë më parë se e ëma e saj, ish-deputetja Albina Deda i ka thënë vajzës që të mos lidhet me djemë socialistë, por vetëm demokrat. E pyetur nëse dashuria nuk njeh moshë, gjini e parti dhe nëse ka ndryshuar mendimi për këtë, Ada u shpreh:

“Po tani… ndodhi, ndodhi! Unë me kujdes e kam atë porosinë e mamit. Të Partisë Socialiste, jo! Mami thotë, dhëndrin kur të futet në shtëpinë time do jetë me PD. Por nuk i dihet, por do rri tek porosia mamit.”- u shpreh ajo.

E pyetur se si do reagonte ajo nëse do e propozonte Gregor Rama, djali i kryeministrit, Ada tha se nuk i ngjall interes dhe nuk mund të jetë dhëndër i shtëpisë përvet faktin se është djali i Ramës.

Më tej, Ada gjatë intervistës refuzoi të fliste për virgjërinë e duke thënë me humor se është e virgjër.

Shtuar 5.04.2021 02:04