Befason Interi, sheh mundësinë e transferimit të Shkodran Mustafit

Interi mund të bëjë ndryshime në mbrojtjë gjatë afatit kalimtar të verës.

Titullarët, Skriniar, De Vrij, Bastoni do të mbeten, por në listën e tranferimeve të verës është shtuar edhe mbrojtësi aktuar i Schalke 04, Shkodra Mustafi.

Mustafi ka kontratë me Schalke deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet, meqenëse skuadra gjermane këtë edicion me shumë gjasa do bie në Bundesliga 2.

Sipas Calciomercato, Inter është i interesuar për shqiptarin, duke marrë parasysh se nuk kanë nevojë të paguajnë për kartonin e tij dhe ta transferojnë si agjent i lirë.

Mustafi shihet si kandidat real, derisa pritet të shihet gjatë verës nëse do arrihet marrëveshja. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 09:20