Befason Dembele: Unë jam në dispozicion të Xavit

Sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele ka dalë kundër njoftimit të Barcelonës se lojtari ka refuzuar të vazhdojë kontratën dhe rrjedhimisht edhe duhet të largohet menjëherë.

Ai ka reaguar duke thënë se ato që janë shkruar e thënë deri më tani nuk janë të vërteta dhe se ai është në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez.

“Mos mendoni se jam jashtë projektit. Mos flisni për qëllime që nuk i kam pasur kurrë. Unë kam një kontratë dhe jam në dispozicion për Xavin. Unë nuk do të dorëzohem”, ka thënë Dembele.

Sulmuesi francez po ashtu ka bërë të ditur se agjenti i tij është duke punuar për vazhdimin e kontratës së tij në Barcelonën.

“Ka bisedime për kontratën në vazhdim. Agjenti im është duke punuar dhe unë jam i fokusuar vetëm në fushë”.

Shtuar 20.01.2022 18:21