‘Shqiptarët duan të fitojnë pa punuar’ Një italiane, turk e brazilian i thonë të gjitha!

Kur shohim statistikat në rritje të shqiptarëve që lejnë vendin për një jetë në emigracion, nuk mendojmë që ka të huaj që e zgjedhin Shqipërinë si shtetin ku do të kalojnë jetën. Të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Sezer Arslan nga Turqia, italiania Ilaria Paoli, dhe Eclesio Ramos de Souza këngëtari nga Brazili, na rrëfyen vitet e kaluara në vendin tonë teksa përshtaten me jetesën, ndërtojnë familjen dhe mësojnë gjuhën.

Fotografja nga Itali zbuloi se ka 6 vite që jeton në Shqipëri, ka mësuar shqipen në mënyrë perfekte falë ndihmës që familja e bashkëshortit shqiptar i ka dhënë. Nëse një nuse tipike shqiptare ankohet për vjehrrën e saj, cila është marrëdhënia e Ilarias me të?

“Kisha vjehrrën dhe vjehrrin që më mësonin. Unë e kam vjehrrën shumë të mirë, nuk dua t’ja bëj qejfin. Kam qenë me fat sepse vjehrra ime është shumë e re, 37 vjeç. Kur e kam njohur bashkëshortin tim kam qenë 14 vjeç dhe vjehrra ka qenë shumë mirë me mua.” – shprehu ajo.

Ngacmimit të Ermalit a i kërkon kafe turke vjehrra, Ilaria iu përgjigj me një fjalë; fare.

Sezeri është stilisti më i famshëm i flokëve në Tiranë dhe ka ngritur perandorinë e tij në fushën e estetikës. Ndonëse sot gëzon suksesin, Sezer shprehu se vitet e para në Shqipëri kanë qenë të vështira dhe me vuajtje. Ai shprehu se një person që kujton se thjesht duke emigruar do t’ja deal në jetë, nuk ka gjasa të bëhet dikush qoftë në vendin e tij apo në vend të huaj.

“…dhe për ne kur kemi filluar ka qennë shumë e vështirë dhe kemi vujatur shumë. Je në vend të huaj, nuk flet me familjen. Kur vjen në këtë pozicion sot e kupton se sa ke vuajtur. Nxitojnë, dhe atë që duan të fitojnë e duan menjëherë pa bërë asgjë. Nuk e kanë kulturën e punës, dhe nuk flas vetëm për shqiptarët por për këdo që do të iki nga vendi. Sa qejf e kam kur më thonë të vij të mësoj. U them hajde mësoje, nëse je i zoti merre sepse profesioni vidhet. Duhet ta bësh ti se nuk ta jep njeri. Ai personi si jashtë si këtu njësoj do të mbetet.” – shprehu stilisti i flokëve.

A është Shqipëri “parajsa në tokë” për të huajt?

Ndonëse numëruan vështirësitë, ata shprehin se kurrë nuk e kanë menduar largimin nga Shqipëria. Madje Ramos tregoi se në një udhëtim të gjatë në Itali, kuptoi se jeta në vendin tonë i mungonte shumë dhe se për të ishte parajsë.

“As në Brazil, as në Gjermani nuk bëhen koncerte në këtë periudhë. Vetëm në Shqipëri. Çmimi im nuk ndryshon, njësoj këtu apo në Brazil a Gjermani. Dhe për këtë për mua Shqipëria kushton shumë më pak se një vend tjetër.”


Shtuar 20.01.2022 18:17