Befason Cassano: Ronaldo nuk është ndër 5 lojtarët më të mirë në histori

Antonio Cassano vijon të ironizojë Ronaldon. Ish-sulmuesi i Italisë, së fundmi në kanalin Bobo Vieri TV, deklaroi se Ronaldo nuk është ndër 5 lojtarët më të mirë në histori.

“Po, më i miri në histori pas Napoleon Bonapartit,” tha Cassano me ironi, duke shtuar:

“Mjaft me Jorge Mendes! Ronaldo nuk është as në pesë lojtarët  e parë. Messi, Pele, Maradona, Cruyff dhe Ronaldo Fenomeni janë në një nivel tjetër,” tha italiani, dhe Vieri u pajtua me bashkatdhetarin e tij, edhe pse shtoi se do të zëvendësonte Cruyff me Van Basten. /albeu.com/


Shtuar 19.10.2021 16:32