Benzema paraqitet në qjyqin për santazhin ndaj Valbuena, rrezikon 5 vite burg

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema përballet nga kjo e mërkurë në Gjykatë për bashkëpunimin e dyshuar në shantazhin e ish-shokut të tij të skuadrës Mathieu Valbuena në vitin 2015, në të cilin ai mund të dënohet me pesë vjet burg dhe 75,000 euro gjobë.

Avokatët e lojtarit nuk e konfirmojnë praninë e tij në seancë , mes një orari të ngjeshur sportiv, midis një dueli jetik të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk dhe një klasike të rëndësishme kundër Barcelonës, shkruan Albeu.com, marrë nga AS.

Benzema mund të kthehet në Versajë, qyteti ku kaloi një natë në burg në Nëntor 2015, para se të ndiqet penalisht për bashkëpunim në shantazh dhe shoqërim të kriminelëve, akuza e fundit që nuk u la në fuqi nga prokuroria. /albeu.com/


Shtuar 19.10.2021 16:25