Bayerni zyrtarizon Sadio Mane, sulmuesi: Koha e duhur për këtë sfidë

Sadio Mane është zyrtarizuar te Bayern Munich. Sulmuesi u largua nga Liverpool dhe nënshkroi me gjermanët deri më 30 qershor 2025.

Senegalezi, më pas deklaroi: “Jam shumë i lumtur që më në fund jam pjesë e Bayern. Bisedova me klubin dhe ndjeva interesimin e madh të këtij klubi nga momenti i parë.

Nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time që në fillim. Është koha e duhur për këtë sfidë për mua.

Dua të arrij shumë me këtë klub, edhe në arenën ndërkombëtare. Bayern e ndiqja shumë që kur isha te Salzburg, më pëlqen shumë ky klub”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 22.06.2022 13:35