Bayerni merr goditjen e madhe, Lewandowski mungon në dy ndeshjet me PSG-në

Lajm i keq për Bayern Munchen. Kampionët evropian në fuqi nuk duhet të llogarisin sulmuesin kryesor të tyre për rreth një muaj. Polaku u dëmtua në sfidën mes Polonisë dh Andorras.

Leva do të humbë  ndeshjet e Champions përballë PSG-së të vlefshme për kualifikimin në gjysmë finale të kompeticinit më të rëndësishëm evropian për klube, shkruan Albeu.com.

Sulmuesi u largua nga fusha për shkak të një problem që ndjeu në gjurin e djathtë, edhe pse fillimisht nuk u duk si dicka serioze.

Ndeshjet me PSG do të luhen më 7 prill në Gjermani dhe sfida e kthimit do të luhet më 13 prill në Francë. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2021 09:46