Protestoi kundër masave anti-Covid, policia “nxjerr” në të brendshme gruan gjatë arrestimit (FOTO LAJM)

Mes të arrestuarve në Britani të cilët kundërshtojnë masat e marra ndaj koronavirusit, është dhe një grua e cila në momentin e prangosjes i kanë rënë pantallonat duke mbetur vetëm në të brendshme.

Policia ka nisur hetimet për trajtimin pa dinjitet të gruas në Manchester, pasi gjatë arrestimit oficerët thuajse e kishin ekspozuar në të brendshme gjatë protestës.

Policia e Manchester pranoi se pamjet e veprimeve të tyre ishin “të sikletshme për publikun”, ndersa kryebashkiaku Andy Burnham kishte kërkuar shpjegim të plotë nga autoritetet e rendit.

Gruaja ishte mes 18 njerëzve të arrestuar pasi aktivistët u grumbulluan ne shesh, në protestën kundër policisë e quajtur ndryshe “Kill the Bill” (‘The Bill’ në anglisht quhet në gjuhën e folur ‘Policia’).

Këto pamje shkaktuan zemërim të gjerë në rrjetet sociale pasi në disa pamje dukej sikur oficerët po i ulnin asaj xhinset. Më pas u tentua që t’i ngriheshin veshjet e poshtme, por skenat ishin kapur nga fotografët.Policia tha në një deklaratë: “Jemi në dijeni të videove dhe imazheve të një gruaje që duket pjesërisht e zhveshur teksa po arrestohej gjatë protestave të së dielës në qendrën e qytetit. Një hetim është duke u zhvilluar dhe një njoftim do të jepet në kohën e duhur”.

 

Shtuar 31.03.2021 09:03