Bayerni është i qartë me Lewandowksin, rinovim me ulje page ose largim në verë

Bayern Munich po përballet me një periudhë kyçe që mund të shënojë të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme të skuadrës.

Sulmuesi dhe ylli i saj, Robert Lewandowski, përfundon kontratën e tij në verën e vitit 2023 dhe në zyrat e klubit fillojnë të diskutojnë për vazhdimësinë e sulmuesit polak.

Me figurën e Erling Haaland në horizont dhe largimin e tij më shumë se gjasa në verë, klubi bavarez mendon dy opsione në lidhje me të ardhmen e fituesit të çmimit “The Best”, sipas Bild,  ose të rinovojë me një ulje page ose do të punohet për ta larguar në verën e ardhshme. r.t/albeu.com


Shtuar 19.01.2022 11:26