Bayern e ka patur shumë të thjeshtë ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës.
Pjesa e parë ka nisur me një kontroll nga ana e gjermanëve. Në minutën e 34’ Muller ka dërguar topin në rrjetë duke zhbllokuar sfidën. Nuk kalojnë shumë minuta dhe Leroy Sane ka shënuar një gol fantastik në minutën e 43-të.
Pjesa e dytë ka qënë pothuajse e njëjta me të parën ku Bayern në minutën e 62-të ka trefishuar rezultatin me anë të djaloshit Musiala.
Barcelona e mbyll këtu aventurën e Champions League dhe do e vazhdojë në Europa League.
Benfica ka arritur të fitojë në Portugali ndaj Dinamo Kievit dhe ka zënë vendin e dytë në grup duke siguruar kualifikim për fazën tjetër të Champions League./h.ll/albeu.com