Bayer është në kërkim të një super sulmuesi i cili mund të jetë partner i Lewnadowskit.
Bayern është duke u përgatitur që të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Napolit Victor Osimhen, raporton “Calcio Mercato”.
Sulmuesi 22 vjeçar e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë me skuadrën italiane, ku ka regjistruar nëntë gola në 11 paraqitje.
Thuhet se Bayerni mund të bëjë ofertë drejt Napolit për Osimhen në merkaton e janarit, por drejtuesit e skuadrës italiane kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë ndonjë shumë më pak se 100 milionë euro. /albeu.com/