Barcelona ka në përbërjen e saj lojtarë që kanë një moshë të re dhe që premtojnë për të ardhmen, ndërsa me ardhjen e Xavi Hernandez shkëlqimi i tyre tashmë ka filluar.
Njëri prej tyre ka përfunduar në radarët e skuadrës së Bayern Munich, ku gjermanët po studiojnë me imtësi situatën e tij te katalanasit, për të tentuar më pas në sigurimin e shërbimeve të tij.
17-vjeçari po negocion me Barcelonën për zgjatjen e kontratës, ka shumë klube të mëdha evropiane që janë në vëzhgim dhe shumë të vetëdijshëm për situatën e mesfushorit, dhe bavarezët dëshirojnë t’a tundojnë lojtarin para se ai të rinovojë kontratën.
Sipas “Mundo Deportivo”,kubi gjerman është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së mesfushorit të Barçës në rast se rinovimi i tij nuk përparon dhe kur gjermanët vendosin një objektiv, zakonisht ia arrijnë.
Interesimi i Bayernit është shfaqur menjëherë pasi e ardhmja e Robert Lewandowskit lidhet me klubin e Barçës./ h.ll/albeu.com