Batistuta: Lautaro ngjason me mua, Scaloni preferoi Alvarez mbi të për një arsye

I intervistuar nga “Tyc Sports”, Gabriel Omar Batistuta, golashënuesi i madh i Argjentinës, shpjegoi arsyen e zgjedhjes së Lionel Scaloni për të preferuar Julian Alvarez ndaj Lautaro Martinez në ndeshjen e fundit të grupit Botëror kundër Polonisë.

“Nëse një luan më shumë se një tjetër atje, nuk është problem. Scaloni ka vendosur të aktivizoj Julian sepse ai shoqërohet më mirë me Messin, Di Maria dhe Mac Allister. Ai e di se si ta barazojë lojën, të lëvizë në krahë. Scaloni po kërkonte këto karakteristika dhe i gjeti te Julian.

Lautaro është më shumë si unë, ai mendon vetëm se si ta përfundojë aksionin e krijuar nga shokët e tij. Scaloni e mori këtë vendim, më duket se nuk shkoi aq keq”.

Më vonë, ish-lojtari i Fiorentinës shtoi se pse të dy nuk përputhen.

“Mendoj se nuk ka vend për të dy në fushë. Nuk e shoh të nevojshme të luajmë me dy numra 9-të. Ky është një virtyt që nuk e kanë të gjitha skuadrat dhe është diçka që më jep shpresë se ne mund të shkojmë në distancë në Kupën e Botës.

Unë nuk mendoj se ata mund të luajnë së bashku, përveç nëse diçka shumë e çuditshme po ndodh me ne dhe ne duhet të shënojmë tre ose katër gola. Në çdo rast, nuk i shoh së bashku.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.12.2022 17:35