“Bastexhiu” edhe pse i pezulluar, vlen 90 milionë paund

Sulmues anglez Ivan Toney, i pezulluar deri më janar si pasojë e skandalit të basteve, është në qendër të vëmendjes së merkatos në Premier League. Lojtari i  Brendford kërkohet nga disa skuadra “big” në Angli, ndaj dhe ekipi aktual ka rritur pretendimet financiare.

Sipas “Sky Sports”, skuadra e Brentford do të kërkojë deri në 90 milionë paund për lojtarin edhe pse me shumë gjasa kjo shifër do të ulet. Aftësia e tij për të shënuar (20 gola në 33 ndeshje të sezonit të kaluar në Premier) e bëjnë anglezin mjaft të lakmuar në merkaton e janarit.

Gjasat janë që 27-vjeçari të lërë skuadrën e Brentford, ndërkohë Chelsea dhe Arsenal janë ato që kanë shprehur më së shumti interesim për të. Por edhe Manchester United e Tottenham mund të hidhen në sulm, ndaj pritet një ankand i fortë për të siguruar lojtarin në merkaton e ardhshme./albeu.com


Shtuar 2.11.2023 12:56