Bashkëshortja e Di Marias: Manchester qytet i tmerrshëm, mendova vetëvrasjen!

Bashkëshortja e Angel Di Marias flet për herë të parë në lidhje me periudhën e vështirë kur çifti u transferua në Manchester në vitin 2014 për 70 milionë euro por u shit 11 muaj më pas duke i shkaktuar klubit humbje deri në 20 milionë euro.

Jorgelina Cardoso shprehet se ajo ishte periudha më e vështirë për të dy pasi ushqimi në Angli është i shpifur. “Kam menduar madje të vras veten pasi Manchesteri ishte një makth”, thekson ajo në një intervistë dhënë për televizionin argjentinas, LAM.

“Një ditë Angel më tha: shiko kam një ofertë nga Manchester United. Unë nuk doja të shkonte, i thashë që të shkonte vetëm. Kishte shumë para në lojë prandaj u detyrova të pranoj. Është një qytet i tmerrshëm sepse e kishim vizituar pak kohë më parë dhe madje kishim thënë dikur se nuk do të jetonim kurrë në Angli por ja që ndodhi. Njerëzit janë të çuditshëm, ushqimi i keq, ndërsa femrat duken si të bëra prej porcelani. Ne u larguam nga Mardidi me ekipin më të mirë në botë, ushqimin perfekt, motin fantastik ku gjithçka ishte ok”.

Di Maria alla Juve, ci siamo: altro indizio social della moglie

 


Shtuar 24.08.2022 19:38