Baseli po synon transferimin e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, nuk po gjen hapësira tek Genku dhe ka kërkuar largimin nga skuadra belge.

Lazio e Milan kohëve të fundit kanë shfaqur interesim për sulmuesin e talentuar.

Por së fundmi kanë qenë mediat zvicerane që kanë raportuar se për shqiptarin nga Kosova interesim ka shfaqur gjiganti Basel.

Baseli është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe prioritet është talenti nga Prishtina, Edon Zhegrova.

19-vjeçari nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion me Genkun dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar largimin nga liderët e kampionatit belg.


Shtuar 31.01.2019 21:55