Barella ndodhet tek zyrat e Inter-it për të firmosur, bashkë me të edhe Marotta

Nicolo Barella është parë përpara pak çastesh në qëndrën sportive “Appiano Gentile” për të firmosur.

Sipas “SkySport” nga momenti në moment pritet të bëhet zyrtare firma e tij me Interin. Gjithashtu në Appiano është parë dhe drejtori sportiv i Inter-it, Beppe Marotta.

Mesfushori italian i ekipit zikaltër mesa duket nuk dëshiron të humbas kohë dhe kërkon të rinovojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Inter është shumë i lumtur që Barella do të rinovojë pasi ky i fundit është xhevahiri që ka në ekip.

Për të do të ketë një zgjatje kontrate deri në vitin 2026 dhe do të përfitojë 4 milion euro plus bonuse në sezon./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 14:17

Tags: ,