Bare alarmon Reja-n, dëmtohet me Espanyol

Trajneri Edy Reja është shqetësuar sërish. Pas Hysajt, Kumbullës e Gjimshitit, tashmë edhe një mesfushor i kombëtares është dëmtuar.

Keidi Bare është ai që shqëtëson trajneri italian të kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League në fund të muajit shtator.

Të lidhura

None found

Mesfushori fierak në ndeshjen e djeshme të Espanyol luajti vetëm 15 minuta. Ai u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, por pati dhimbje dhe u zëvendësua.

Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një problem muskulor të Bares. Pas kontrolleve mjekësore do të zbulohet edhe shkalla e dëmtimit. / h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 12:05