Investim në arsim i ABI Bank, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta

Banka Amerikane e Investimeve, ka financuar mobilimin e plotëtë katit të parë të Shkollës Speciale “Zëra Jete” në Elbasan, nëkuadër të angazhimit të saj të vazhdueshëm në fushën e përgjegjësisë sociale së korporates. Ky kontribut synon krijimine një mjedisi arsimor më funksional, më të përshtatshëm dhe mëdinjitoz për mbi 50 nxënës me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekinmësimin në këtë shkollë, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Mbështetja e ABI Bank vjen në një moment të veçantë përkomunitetin e shkollës “Zëra Jete”, pasi në fillim të vititakademik 2026–2027, nxënësit dhe stafi pedagogjik u zhvendosën në një godinë të re, të ndërtuar posaçërisht për t’iupërgjigjur nevojave të arsimit special. Falë financimit të bankës, kati i parë i godinës është pajisur plotësisht me mobilie tëpërshtatura për procesin mësimor dhe nevojat specifike tëfëmijëve.

Të lidhura

None found

Përurimi i ambienteve të reja u zhvillua në prani të Kryetarit tëBashkisë Elbasan, z.Gledian Llatja, përfaqësuesve të qeverisëlokale, përfaqësuesve të ABI Bank, stafit pedagogjik të shkollësdhe prindërve. Ceremonia shërbeu jo vetëm për të prezantuarkushtet e reja të krijuara për nxënësit, por edhe për të nënvizuarrëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe komunitetit për ndërtimin e një shoqërie mëtë drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Investimi në arsim është një investim afatgjatë në zhvillimin e shoqërisë. Një mjedis mësimor i sigurt, i përshtatur dhefunksional i ndihmon nxënësit të përfshihen më aktivisht nëprocesin edukativ, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë mëshumë pavarësi e besim në vetvete. Arsimi gjithëpërfshirës nuklidhet vetëm me aksesin fizik në një godinë shkollore, por edheme cilësinë e hapësirave, përshtatjen e mjeteve, mbështetjenprofesionale dhe krijimin e një ambienti ku çdo nxënës ndihet i mirëpritur dhe i vlerësuar.

Përgjegjësia sociale është pjesë e rëndësishme e mënyrës se siABI Bank e koncepton rolin e saj në shoqëri. Përtej aktivitetitbankar, institucioni është i angazhuar në mbështetjen e iniciativave që krijojnë ndikim të prekshëm dhe të qëndrueshëmnë jetën e njerëzve. Arsimi, përfshirja sociale, mirëqenia e fëmijëve, shëndetësia dhe zhvillimi i komuniteteve përbëjnëfusha me rëndësi të veçantë në aktivitetet e përgjegjësisë socialetë bankës.

 

 


Shtuar 15.09.2026 16:29

Tags:
sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom