Barcelona do të largohet nga Camp Nou për një vit pasi stadiumi është duke u rinovuar.
Punimet e planifikuara do të fillojnë më 2022 dhe mund të zgjasin për katër vjet.
Planet përfshijnë një rritje prej 11 mijë vendesh, duke e çuar kapacitetin e stadiumit në 110 mijë vende, ndërsa zonat përreth duke përfshirë dyqanin e klubit dhe muzeun gjithashtu do të rinovohen.
Sidoqoftë, për të filluar punën, klubi varet nga një hua, raporton The Sun.
Gjigantët katalunas thuhet se janë në bisedime me bankën e investimeve “Goldman Sachs”, të cilët mund të bien dakord për një hua prej 1 miliard eurosh. Anëtarët e Barcelonës gjithashtu do të duhet të japin dritën jeshile.
Ekipi pritet të zhvillojnë ndeshjet në stadiumin Johan Cruyff, i cili aktualisht është vendi ku gratë e Barcelonës luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi.